Henderson mohon përpjekjet për ta bindur Bellingham që t’i bashkohet Liverpool-it

Jordan Henderson ka mohuar përpjekjet për të përdorur marrëdhënien e tij të ngushtë me Jude Bellingham për të bindur të riun të bashkohet me Liverpoolin.
“Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se ne përqendrohemi në të luajtur në Kupën e Botës me të vërtetë. Njerëzit e tjerë flasin sepse unë shkoj mirë me jude, por me Anglinë të gjithë shkojnë mirë. Jam i sigurt se për Virgil është smirë që ka një tjetër fytyrë të njohur që vjen dhe është dikush me të cilin ai ka luajtur. Pra, shumë pozitiv dhe shpresoj se ai mund ta përfundojë sezonin fuqishëm për ne”, u shpreh Henderson.
Bellingham është i kërkuar pasi shkëlqeu për Borussia Dortmundin dhe Anglinë. Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp tashmë ka lavdëruar ish-lojtarin e Birmingham City, ndërsa Real Madridi është i gatshëm t’i japë përparësi një lëvizjeje për Bellingham në verën e vitit 2023./21Media