RTV21 dhe Shtupcat sjellin sonte shumë befasi në programin festiv

Sonte në natën e ndërrimit të moteve, kur të fillojë programi festiv i RTV21 që nga ora 20:00 e tutje ju nuk do të ndërroni kanal. Jo pse ne po u themi, por pse ju nuk do të doni.
Vërtetë kjo natë do të jetë për qejfin e secilit. Duke filluar me SHTUPCAT, me ikonat e humorit shqiptar Mensur Safçiun dhe Vedat Bajramin, duke fituar adrenalinë me vallëzime latine të sjella ekskluzivisht për RTV21 nga Clave Cubana , duke vazhduar me perla dhe me këngë të bukura dhe të hareshme shqiptare nga këngëtarët që shoqërojnë çdo aheng dhe ndejë tuajën si në koncerte, dasma dhe ahengje të bukura tavernash, të ndërthurura bukur me vinjeta humori të sjella me aq mjeshtri nga Arjola Demiri, Aurita Agushi dhe Kushtrim Qerimi, ju vërtet nuk do të doni ta ndërroni kanalin e RTV21.
Si gjithnjë tash 20 vjet e më shumë, RTV21 më i miri për të sjellë ngrohtësi, qejf dhe argëtim për të gjithë në familje, andaj dhe shkojmë me moton qejfe, qejfe kjo dynja. Për qejfin e secilit, për kënaqësinë e secilit, për kalimin prej një viti në vitin tjetër me një ndjenjë më të bukur dhe më të hareshme./21Media

Back to top button