Vidhen dy gjedhe në Drenas

Një person ka raportuar se persona të panjohur i janë futur në stallë dhe ia kanë vjedhur dy gjedhe (një lopë e një viç).
Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Gllanasellë. Rasti po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në stallë dhe kanë vjedhur dy gjedhe (një lopë dhe një viç),. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button