Një grua mori një veturë me qira dhe nuk e ktheu më, policia nis hetimet

Një grua e ka marrë një veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës dhe nuk e ka kthyer më.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ky rast është duke u hetuar.
E dyshuara me marrëveshje ishte dashur ta kthejë veturën më 1 janar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport./21Media

Back to top button