Shtiu me armë pse iu bllokua rruga

Një person ka shtënë me armë në Gjilan në shenjë revolte pasi i ishte bllokuar rruga dhe nuk mund të lëvizte për shkak të një mjeti që ishte ndaluar për të shpërndarë produkte ushqimore.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore i dyshuari mashkull kosovar ne shenje revolte, se ishte i penguar nga automjeti i viktimës për të lëvizur, ka shtënë me arme zjarri ne ajër dhe ka kanosur viktimën”, njoftoi policia.
Personi që ka shtënë me armë është dërguar në mbajtje.
“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë me gaz, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së./21Media

Back to top button