Kush është mbretëresha e re e bukurisë në Miss Universe?

Të shtunën në mbrëmje, R’Bonney Gabriel u kurorëzua me titullin Miss Universe 2022 në edicionin e 71-të të konkursit më të rëndësishëm të bukurisë në botë. Miss USA është fituesja e epokës së re të konkursit, e kryesuar nga miliarderja tajlandeze Anne Jakkaphong Jakrajutatip, një grua transgjinore.
Spektakli u mbajt në Qendrën e Konventës Ernest N. Morial në Neë Orleans. Edhe pse edicioni u mbajt në vitin 2023, ky konkurs korrespondon me titullin Miss Universe 2022, i cili u shty për të mos konkurruar me Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.
Gabriel zëvendëson Miss India Harnaaz Sandhu , fituese e konkursit në vitin 2021.
Miss Venezuela Amanda Dudamel dhe Miss Republika Domenikane Andreina Martinez ishin përcjellësja e parë dhe e dytë. Tre fituesit do të duhet t’i kushtojnë një vit organizimit dhe të zhvendosen në Tajlandë, ku tani ndodhet selia botërore e konkursit.
Gabriel, 28 vjeç, lindi në San Antonio, Teksas dhe u bë gruaja e parë me origjinë filipinase që fitoi titullin Miss ShBA.


Gabriel mori kurorën nga paraardhësi i saj, Harnaaz Sandhu, që ka 993 gurë të çmuar dhe një safir 45,14 karatësh. Ajo vlerësohet në 5.3 milionë dollarë, kurora më e shtrenjtë në historinë 71-vjeçare të konkursit. Brezi, ndërkohë, u bë nga materiale të riciklueshme për herë të parë në historinë e konkursit.
Organizata Miss Universe bëri të ditur se edicioni i radhës do të mbahet në El Salvador.
Roksana Ibrahimi ka përfaqësuar Kosovën në kompeticionin më të madh të bukurisë./21Media

Back to top button