Barcelona dhe Interi nisin bisedimet për shkëmbimin e madh

Barcelona thuhet se ka kontaktuar Interin për t’i ofruar gjigantëve italianë mundësinë për të nënshkruar me Franck Kessie në këmbim të Marcelo Brozovic .
Kessie mbërriti në Camp Nou si një transferim i lirë verën e kaluar, me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë që mbaroi kontratën e tij me Milanin përpara se të transferohej te gjiganti katalanas.
Barcelona besohet se ka mposhtur një mori skuadrash të mëdha evropiane për nënshkrimin e 26-vjeçarit, por ai e ka pasur të vështirë t’i tregojë vlerat e tij gjatë sezonit 2022-2023.
Kessie është paraqitur në 16 ndeshje në të gjitha garat, por vetëm tetë prej tyre kanë qenë në La Liga, dhe ai ka luajtur vetëm dy herë në ligë këtë sezon.
Sipas “Sky Italia” , Barcelona i ka ofruar Interit mesfushorin si pjesë e një marrëveshjeje që do të shihte mesfushorin kroat me përvojë Brozovic të transferohej në Camp Nou.
Raporti pretendon se të dy palët janë aktualisht në diskutime, por Interi është ‘i pasigurt për për këtë operacion, me gjigantët e Serisë A ende të pavendosur kur bëhet fjalë për Kessien.
Kessi luajti për Milanin përpara se të transferohej në Spanjë, duke shënuar 37 gola gola dhe duke regjistruar 16 asistime në 223 paraqitje për kampionët në fuqi të Italisë.
Brozovic, ndërkohë, ishte i lidhur me një largim nga Interi vitin e kaluar, por ai përfundimisht nënshkroi një kontratë të re në mars, me marrëveshjen aktuale që do të zgjasë deri në qershor të vitit 2026.
Barcelona thuhet se është një adhuruese e kroatit, i cili ka shënuar 30 gola dhe 37 asistime në 302 paraqitje për Interin në të gjitha garat.

Back to top button