Mot i ftohtë dhe borë sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me temperatura tipike dimërore, me reshje bore të intensitetit të dobët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihen erëra të fuqishme, të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit.

Edhe pjesa qendrore do të përfshihet nga erërat e fuqishme që do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius./21Media
Back to top button