Ekipi i FSK-së mbërrin në Adana, pritet me duartrokitje
Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.
Task-forca e Kosovës përbëhet nga specialistët në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka nënshkruar autorizimin për të dërguar trupa të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi. Këtë vendim e ka miratuar Qeveria e Kosovës përmes një mbledhjeje elektronike të hënën./21Media
Kosovo team headed to Adana receives applause from Turkish volunteers waiting for their own flights to the region #earthquake #deprem #Turkiye pic.twitter.com/LYocbtAO7E
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023