Kaloni te përmbajtja kryesore

Kica-Xhelili për rastin Dehari: Me zhdukjen e mostrave, rasti mund të mos zgjidhet më kurrë

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar lidhur me rastin Dehari.
Ai ka thënë se zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që u suspenduan si të dyshuar, janë kthyer në punë, aty ku, sipas saj, gjithçka mund të manipulohet.
Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook ka pyetur nëse “mostrat kanë humbur, spo janë zhdukur qëllimshëm?.
“Mostrat e Astrit Deharit të ndjerë, ende s’janë askund. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që u suspenduan si të dyshuar, janë kthyer në punë. Aty ku GJITHÇKA mund të manipulohet. A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?”, ka shkruar ajo.
Tutje, Kica-Xhelili, ka thënë se ajo çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës është heshtja, përcjell Klankosova.tv.
“E, çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës? HESHTJA! Kjo heshtje, që dikur rrotullonte kamionë, dëmtonte institucione, e lëndonte policët tonë PIKËRISHT për skandalet si kjo. Pikërisht për KËTË rast! E sot? Sot rrotullohet veç drejtësia në varr”, ka shkruar Kica-Xhelili./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button