Rama nisi vizitën zyrtare në Japoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni.
Ai të martën është takuar me përfaqësues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për çka tha se kanë diskutuar për një sërë projektesh me rëndësi,
“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”, njoftoi Rama në Facebook.
Vizita e Ramës në Japoni, e cila nisi sot do zgjasë deri më 25 shkurt, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Siç njoftoi të hënën Zyra e shtypit e kryeministrit, gjatë vizitës zyrtare në Tokio, do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.
Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button