Hoti: Mjerë për ekonominë, rritja e subvencioneve është shenjë varfërie

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka adresuar sërish kritika ndaj Qeverisë. Ai ka thënë se janë zbvogëluar investimet dhe janë rritur subvencionet duke e cilësuar këtë si mjerim për ekonominë.
Hoti në Facebook ka publikuar grafika. Sipas tij në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019:
– subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%, investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.
“Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie. Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022: – 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%), 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas tij ky raport do të duhej të ishte i kundër.
“Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues.”, ka përfunduar Hoti./21Media

Back to top button