Kurti i quan të pavërteta pretendimet e Abazit në lidhje me rastin Dehari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të pasakta pretendimet e deputetit Haki Abazi në lidhje me zhdukjen e mostrave për rastin Astrit Dehari.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë shkurt Kurti para mediave.
Në anën tjetër lidhur me këto pretendime Abazi aktualisht është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?