Deliu: Qeveria provon t’i ndalë fjalimet e deputetëve për rastin Dehari, e vet qele gur gojën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka akuzuar Qeverinë se po provon t’ua ndal fjalën deputetëve për rastin e zhdukjes së mostrave të rastit Astrit Dehrai. Ajo ka thënë se kryeministri ALbin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të duhet ta sqaronin opinonin.
“ “Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij, ty ta kisha ndalu me folë me ligj” kërcënonte sot Albulena Haxhiu, ministrja e cila po e bën vettingun, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha. Kjo Qeveri po provon ti ndalë fjalimet e deputetëve në kohën që kryministri Kurti dhe ministrja Haxhiu do të duhej të sqaronin opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari?”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Deliu ka ngritur një mori pyetjesh sa i përket kësaj çështje.
“A kanë ndërmarrë deri me tani ndonjë veprim për të zbardhur të vërtetën e plotë të zhdukjes së këtyre provave? Pse edhe më tutje po vazhdojnë të heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari?Cilat janë ndërhyrjet flagrante politike të kabinetit të ministres në Institutin e Mjekësisë ligjore?Qele gur gojën!”, ka përfunduar Blerta Deliu./21Media