Kurti u bën thirrje shteteve tjera që të miratojnë tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi tri marrëveshje nga Procesi i Berlinit, Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që të miratojnë marrëveshjet.
Ai përmendi faktin që Kosova është e dyta që miraton tri marrëveshjet e mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament
“Ne presim që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i miratojnë ato në mënyrë që studentët, punëtorët dhe bizneset të fillojnë të korrin përfitimet e Tregut të Përbashkët Rajonal”, shkroi Kurti në Twitter.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kjo marrëveshje u ratifikua me 82 vota për, asnjë votë, asnjë kundër.
Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për./21Media
Kosova is 2nd to approve 3 mobility agrmts signed within the Berlin Process last year & the 1st to ratify them through parliament. We look fwd to other WB6 countries approving them so that students, workers & businesses start reaping the benefits of the Common Regional Market. pic.twitter.com/G7psudlxqY
— Albin Kurti (@albinkurti) February 23, 2023