Haradinaj: Të hënën duhet të nënshkruhet marrëveshja

(Lajm i përditësuar)
Bisedën e zhvilloi Burim Zariqi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 deklaroi se SHBA më të drejtë është zhgënyjer me Qeverinë aktuale të Kosovës. Ai përmendi tërheqjen nga projekti për gazsjellësin.
“Kryeministri jonë e ka refuzuar gazsjellësin, merre me mend e ka refuzuar gazsjellësin amerikan me investime të tyre , kjo është diçka e paimagjinueshme që asnjë kryeministër normal nuk e kishte bërë”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Asociacioni është kurth i Serbisë që të dështojë dialogu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është kurth i Serbisë që të dështojë dialogu.
“Çdo herë nxirret Asociacioni përpara iu është nxjerrë Kosovës kështu, duke ditur se Kurti ka pasur një kundërishtim të Asociacionit i nxjerrin Asociacionin për mos me pranu marrëveshjen “, tha Haradinaj në një intervistë për RTV21.
Haradinaj: Në plan nuk parashihet të negociohet sovraniteti
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se plani evropian është i mirë për Kosovën pasi që nuk negociohet integriteti territorial i Kosovës.
“Pra nuk negociohen territori e as kufijtë, nuk negociohet sovraniteti ynë pra nuk pushtet dikush tjetër brenda pushtetit tonë dhe nuk negociohet Kushtetuta jonë”, tha Haradinaj në një intervistë për RTV21.
Haradinaj: Qeveria duhet me shku në shtëpi
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në një intervistë për RTV21 se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti i kanë plotësuar të gjitha kushtet për t’u larguar nga ky post, pasi që sipas tij janë Qeveri e dobët dhe e keqe për Kosovën.
“Dështimi i Kurtit nuk është dështim i Kurtit në planin me marrëveshjen me Serbinë, por është dështim i Kosovës. Pra nuk kemi ne interes me dështu Kurtin në këtë rast edhe Kosovën në një marrëveshje me Serbinë, e cila është propozim i aleatëve tonë të sigurisë.”, tha ai.
Haradinaj: Në plan ekziston njohja De jure e Pavarësisë së Kosovës
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 tha se është mirë që Kosova ta nënshkruajë marrëveshjen mbi bazën e planit franko-gjerman në takimin e 27 shkurtit.
Ai po ashtu pohoi se në planin evropian ekziston njohja De jure nga Serbia për Kosovën.
“Ajo është marrëveshje që ka të gjitha elementet ligjore, Serbia De jure e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar, pra ja njeh pavarësinë Kosovës në planin ndërkombëtar nga Serbia”, tha Haradinaj/21Media