Krasniqi viziton familje në Kamenicë: Migrimi po merr përmasa shqetësuese, qeveria po hesht

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës sërish ka komentuar fenomenin e emigrimit në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo po merr përmasa shqetësuese derisa sipas tij Qeveria nuk po bënë asgjë për ta ndaluar.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv.”, ka shkruar ai në Facebook.
Krasniqi ka ndarë video teksa ka vizituar familje në komunën e Kamenicës për të cilat thotë se të afërmit e tyre kanë emigruar ose po planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë./21Media

Back to top button