Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje dy persona (njëri i mitur) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që sipas tyre, janë therur me thikë nga persona të panjohur.
Lidhur me rastin, është arrestuar një person.
“Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button