Zgjatet afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

(Lajm i përditësuar)
Qeveria e Kosovës ka vazhduar edhe për dy vjet mundësinë e aplikimit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje viktimave të dhunës seksuale në luftë që të aplikojnë e të realizojnë të drejtën e tyre me ligj. Ai ka përsëritur se procesi i aplikimit është konfidencial.
“Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi e përkrahjen tonë shoqërore për ta luftuar stigmën me të cilën ende përballen”, ka thënë Kurit.
Në vitin 2018 pati nisur punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Afati paraprak përfundoi më 5 shkurt sivjet.
Kurti uron gratë për 8 mars: Jemi të përkushtuar për politika që lehtësojnë barrën e grave
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë të përkushtuar për politika demokratike dhe sociale që lehtësojnë barrën e grave.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti uroi gjithë gratë për festën e 8 marsit, ndërkaq theksoi edhe rolin e grave të Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës në Kosovë.
Ndërkaq tha se janë angazhuar edhe për njohjen e statusit për personat e dhunuar gjatë luftës.
Qeveria do të shpallë konkurs ndërkombëtar për kompleksin “Adem Jashari”, miratohet një vendim
Qeveria do të investojë për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe për këtë do të shpallet një konkurs ndërkombëtar.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua vendimi për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, dha më shumë detaje në mbledhjen e Qeverisë.
08:56 – Kurti mbledh ministrat
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot nga ora 10:00.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur agjenda e kësaj mbledhje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?