Shqipe Mjekiqi konfirmon dorëheqjen nga pozitat në LDK: Hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme

Shqipe Mjekiqi Sadiku ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë me 14 mars dhe shkak për të sipas Mjekqit është hapësira e pamjaftueshme.
“Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses.Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar Mjekiqi Sadiku në Facebook.
“Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm. “, ka përfunduar ajo./21Media