Aksident i rëndë komunikacioni, një i vdekur

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në autostradën Fushë-Krujë-Thumanë, mësohet se një drejtues 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjeri me inicialet L. D, rreth 50 vjeç.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë-Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç”, ka konfirmuar Policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.