Krasniqi-Kurtit: Në vilën e kasapit të Kosovës, pranove të gjitha ato që i kundërshtoje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai, në seancën e raportimit të Kurtit për marrëveshjen tha se ai në vilën e Titos, kasapit të Kosovës, pranoi të gjitha ato që i kundështoi gjithmonë.

“Me një fjali mbrëmë Kurti ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por e uroj për sinqeriteti pasi po, ka asociacion ashtu siç e tha ky mbrëmë. Por, loja me fjalë e ka afatin e skadimit atëherë kur duhet të fillojë të marrë veprime për fatin e keq të Kosovës në vilën e Titos – kasapit të Kosovës ku pranoi të gjitha ato që tha se s’do t’i pranonte” u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, tha se tani kemi marrëveshje të përkohshme me autonomi në qendër.

 

Back to top button