Armend Dallku dënohet me dy ndeshje

Trajneri i klubit të futbollit Dukagjini, Armend Dallku nuk do të mund ta drejtojë skuadrën e tij në dy ndeshjet e radhës.

Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me arsyetimin se Dallku ka ofenduar gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89, në të cilën edhe u ndëshkua me karton të kuq.

“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”, thuhet në vendimi e komisionit në fjalë.

Back to top button