Haxhiu deklarohet nesër rreth vendimit të Kushtetuesës për Ligjin e KPK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës të premtën ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial. Lidhur me këtë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nësër në në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media. Kështu u bë e ditur nga një njoftim për media nga kjo ministri.

Në anën tjetër pas këtij vendimi Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkakrimin e menjëhershëm të ministers Albulena Haxhiu.

Kushtetuesja përmes një njoftimi për media të premtën ka bërë të ditur, se pas vlerësimit të ligjit bazuar në kërkesat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.

PDK dhe LDK nër korrik tër vitit të kaluar e kishin dërguar për shqyrtim në GJK ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën./21Media

Back to top button