Le Pen pa imunitet parlamentar?
Liderja e Frontit nacional ka keqpërdorë fondet e Bashkimit Evropian
Prokuroria shtetërore franceze ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që ta heqë imunitetit parlamentar lideres së Frontit nacional të Francës, Mari le Pen ,kandidates serioze për zgjedhjet presidenciale. Le Pen ka kundërshtuar të komentojë këtë paralajmërim të hetuesisë duke thënë se bëhet fjalë për një debat që do të zhvillohet në Komitetin ligjor të Parlamentit të Evropës, e jo refuzim që ti nënshtrohet gjyqësorit. Le Pen muajin e kaluar kishte refuzuar të paraqitet në gjykatë hetuese duke u thirrur pikërisht në imunitetin parlamentar , shkruan rtv21.tv
Pretendimet e hetuesisë janë se Le Pen ka keqpërdorë fondet e Bashkimit Evropian për ti paguar asistentët partiak për punët për të cilat është thënë se nuk kanë qenë legale./21Media