Vuçiq flet për takimin e kryenegociatorëve: Nuk mendoj se pala kosovare planifikon të bëjë diçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se negociatat e të martës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve do të jenë të vështira. Ai për “TV Pink” ka thënë se nuk beson se “Prishtina po planifikon të bëjë ndonjë gjë”.

“Problemi thelbësor mes nesh është se kush çfarë do të thotë, e jo kush çfarë dhe si do ta zbatojë atë”, ka thënë Vuçiq. “Është vetëm një pikë referuese se sa po përparoni në rrugën evropiane”.

Vuçiq ka thënë se “shumë më e rëndësishme është nëse mund realisht të normalizojë marrëdhëniet me shqiptarët në Kosovë apo jo”.

“Çdo ditë shkaktojnë konflikte, provokojnë popullin tonë, janë aty inkursione të pafundme në veri, bisedime dhe bindje të ambasadorëve të Quintit se duhej bërë pasi atje janë kriminelët”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se “Serbia është e përkushtuar për dialog dhe do të përmbushë premtimet e saja, dhe po ashtu atë që ka thënë se nuk do ta bëjë, sigurisht se s’do ta bëjë”.

“E dëgjuat deklaratën e ambasadorit italian që tha se Vuçiqi e bëri të qartë se cilat janë vijat e kuqe”, ka thënë Vuçiq.

Back to top button