Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takoi ambasadorin Guérot, diskutuan për takimin e sotëm në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Diskutimet janë zhvilluar mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

Po ashtu, siç është bërë e ditur në komunikatë, Kurti dhe Guérot kanë biseduar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button