Chelsea dhe Liverpooli ndajnë pikët

Ka përfunduar derbi anglez mes Chelseat dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e cila ishte e mbetur e xhiros së nëntë të Premier Ligës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka barazuar 0:0 me Liverpoolin.
“Blutë” e Londrës në fakt arritën që ta gjejnë golin në dy raste, por që VAR-i i anuloi.
James shënoi në minutën e 26’, por që goli i tij u anulua për shkak se gjatë aksionit kishte pasur pozitë jashtë loje.
Ndërkaq, në minutën e 50’ Kai Havertz arriti ta mposht Alisson Becker, por që edhe goli i tij u anulua, për shkak se gjermani kishte shënuar gol me dorën e tij.
Me këtë barazim, Liverpooli zë vendin e tetë në tabelë në kuotën e 43 pikëve, krahas Chelseat që renditet në pozitën e 11 me 39 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 0:0.