Haradinaj kujton heroin Sadri Zeneli: Ishte i pari në rezistencë kundër okupimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Sadri Zeneli në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte i pari në rezistencë dhe i pari në aksione.

“Nderojmë sot rënien heroike të bashkëluftëtarit Sadri Zeneli. Ai ishte ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha në 24-vjetorin e rënies.

“Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zotë, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut. Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj./21Media

Back to top button