Haxhiu: Shumë paradoksale që i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt u lirua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka thënë se institucionet e drejtësisë do ta trajtojnë vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin nga burgimi të Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, derisa të bëhet publik aktvendimi.

Ajo në një konferencë për media, ka deklaruar se kjo për të është shqetësuese.

“Për mua është shumë paradoksale që një person dënohet me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë. Ndërsa, shkalla e dytë e ulë këtë dënim në 35 vjet, dhe shkalla e tretë e liron krejt. Për mua ky rast është shqetësues, prandaj kam reaguar edhe në Kuvendin e Kosovës, ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës, pyetja është se kush ka dështuar këtu, pyetja është se a ka dështuar shkalla e parë apo e tretë”, ka thënë Haxhiu.

Më 6 prill është liruar Naser Pajazitaj i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj./21Media

Back to top button