Aksident në Vushtrri, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku gjatë së dielës në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Policia ka njoftuar të hënën se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Në këtë aksident, të përfshira ishin tri vetura, një prej tyre me targa të huaja.

Policia është duke e hetuar rastin.

Back to top button