Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe në Gjermani

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe në Bochum të Gjermanisë.
Shkodrani ka hedhur në tokë kundërshtarin e tij, Ajubi. Kjo ishte ndeshja e nëntë e tij dhe të gjitha fitore në boksin profesionist.
Bakaj ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke mos e vënë në asnjë çast në dyshim fitoren.
Kujtojmë se, herën e fundit, Roberto Bakaj u ndesh me një boksier serb të cilin e nokautoi për disa sekonda./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?