Kaloni te përmbajtja kryesore

A do të ketë përparim në dialog ?

Qeveria e Kosovës tha se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të t’i adresojnë kritikat ndaj Serbisë si shkelëse e disa pikave të marrëveshjes përfshirë edhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Zëvendësministri i jashtëm Kreshnik Ahmeti e vlerësoi si shkelje posacërisht kundërshtimin serb për anëtarësim në OKB.

‘’Obligimi që ka marrë përsipër Serbia që të mos e pengojë Kosovën nuk e ka mbajtur…rasti i parë ka qenë kundër Kosovës në OKB…Serbia ka vazhduar po ashtu edhe të lobojë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës….”

Ndëkohë, partitë në opozitë e kanë cilësuar Qeverinë të papjekur në procesin e dialogut. Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se paqartësitë e procesit të dialogut janë thelluar edhe nga marrëveshja e Ohrit dhe kjo ka nxitur përplasje dhe dallime të thella.

“Dakordimi që është arritur në Ohër ka qenë i paqartë dhe është shumë e vështirë që palët t’i definojnë tani se si do të jetë forma…Qeveria duhet të luftojë që të arrij më të mirën nga marrëveshja…
Dialogu Kosovë-Serbi është futur në një fazë të komplikuar tha deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili kritikoi edhe Qeverinë për punë të ngathët.

“Nëse e anlizojmë edhe reagimet e fundit të BE-së sa i përket zgjedhjeve në veri janë të pakuptimta…qasja e BE-së nuk është e duhur…dialogu është në fazë të komplikuar për shkak të situatës në terren…sjelljes së Serbisë…punës së ngathët edhe të Qevrisë…”

Serbia hapur ka dal kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ky është sinjal i qartë për BE-në se po shkelet marrëveshja e Ohrti tha Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Sipas tij, takimet e nivelit të lartë Kurti-Vuciq nuk po japin rezultate për zgjidhje të problemeve sepse, siç thotë, Serbia nuk ka interes për ketë.

“Është shumë vështirë që të kemi marrëveshje të shpejtë Kosovë Serbi sepse nuk ka një progres substancial të marrëdhënieve midis palëve…kemi pasur edhe mos ndëshkueshmëri nga BE-ja kundrejt palëve që kanë shkelur marrëveshjen në këtë rastë që është Serbia….”

SHBA-ja ka kërkuar intensifikim të takimeve në proces të dialogut për të gjetur zgjidhje të shpejtë për marrëveshje normalizuese. Ndërkohë, është paralajmëruar një takim i radhës në Bruksel gjatë këtij muaji.Përgatiti: Burim ZARIQI, Kamera: Lulzim FANA, Montazhi: Burim ZARIQI/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button