Kurti: Qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror, kjo është gabim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror.
Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, kurse tash po ndodh e kundërta, e cila sipas tij është gabim.
Ai paraqiti disa shifra që dëshmojnë rritjen e përkrahjes finaciare të qeverisë së tij ndaj komunave.
“Buxheti komunal tani është 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna se ish-qeveritë e kaluara. Kjo vlerë rekorde vjen si rezlutat i të hyrave për buxhetin”, tha ai.
Derisa, paralajëmroi se javën e ardhshme do të ketë takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Kurti mbledh ministrat
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Ndërkohë që pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje nuk janë bërë të ditura.
Kjo është mbledhja e parë që po mban qeveria këtë muaj./21Media