Kaloni te përmbajtja kryesore

Të hënën në Bruksel, takimi në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës e Serbisë

Të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, këtë e ka konfirmuar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se

Lajçak gjithashtu ka thënë se ka pasur diskutime intensive dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për hapat tutje në rrugën drejt normalizimit.

“Isha në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin Bisilimi për rrugën përpara normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme se kemi kuptim të plotë për hapat dhe diskutime të rëndësishme për të gjitha aspektet. Do të kem diskutimet e njëjta nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel do të takohem me kryengociatorët nga të dy vendet. Ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin dhe duhet të ide të qarta për hapat në vijim. Kishim diskutime intensive dhe shumë të rëndësishme me kryeministrin Kurti”, ka thënë Lajçak.

Vizita e ndërmjetësit evropian në Kosovë e Serbi vjen pas takimit të fundit të mbajtur me 2 maj në Bruksel, ku palët u dakorduan për Deklaratën për të Zhdukurit, ndërsa Kosova refuzoi propozimin e ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, Kurti është takuar në Bruksel më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button