Zelensky mbërrin në Britani takohet me Sunak

(Lajm i përditësuar)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për t’u takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, tha në një deklaratë të hënën, 10 Downing Street.
Zelensky mbërriti në Chequers, shtëpia zyrtare në fshat e kryeministrit britanik në detyrë, rreth orës 9:30 të mëngjesit. Checkers është në Buckinghamshire, rreth 40 milje në perëndim të Londrës.
Të dy liderët do të zhvillojnë diskutime “mbi rezistencën e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës ndaj pushtimit brutal të Putinit”, thuhet në deklaratë.
Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar disa raketa lundrimi “Storm Shadow” në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensive të shumëpritur kundër forcave ruse, thanë zyrtarë të lartë perëndimorë për CNN javën e kaluar.
Zelensky shkon në një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar
Volodymyr Zelensky presidenti i Ukrainës ka shkuar në një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Rishi Sunak. Ndërsa, ai u bën presion liderëve evropianë për më shumë ndihmë ushtarake.
Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se do të takonte “mikun” e tij kryeministrin Rishi Sunak për të zhvilluar “negociatat thelbësore”.
Mbretëria e Bashkuar konfirmoi të enjten se do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë për të luftuar pushtimin rus.
Zelensky ka takuar liderët perëndimorë ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.
“Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot”, tha ai në Twitter.
Pritet që takimi mes dy liderëve të mos zgjasë më shumë se disa orë./21Media