Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person për keqpërdorim të kartelave bankare, kreu blerje në vlerë 17.400 euro

Një person është arrestuar në Ferizaj për shkak se dyshohet të ketë kryer veprat “lëshim i çeqeve pa mbulesë apo të rreme” dhe “keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Policia ka bërë të ditur se hetimi i kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit i cili ka keqpërdorur kartela të ndryshme bankare dhe ka kryer blerje në dyqane të ndryshme në vlerë rreth 17.400 euro.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me të njëjtin rast ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button