Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Serbia është e interesuar të shkaktojë konflikte në veri, sepse Vuçiqit po i rrezikohet pushteti

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se Serbia është shumë e interesuar të shkaktojë konflikte në veri të Kosovës sepse sipas tij presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit po i rrezikohet pushteti.

“Serbia është tejet e interesime që të shkaktojë konflikte në veri me qenë se Vuçiqit po i rrezikohet pushteti. Mendoj që Qeveria e Kosovës si asnjëherë më parë duhet të jetë bashkëpunuese dhe e koordinuar me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha ai në emisionin të martën në “Click” të RTV21.

Ai tutje u shpreh se Vuçiqi nuk ka interes në dialogun me Kosovën, prandaj Kosova sipas tij duhet të tregohet e mençur që të mos “del pala e fajsuar, duke mos pasë faj”/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button