Kaloni te përmbajtja kryesore

Tensionet në veri dhe paralajmërimet e ashpra të SHBA-së për Kosovën

Të premten gjatë tentimit të kryetarëve të rinj të të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan u penguan të futen ne objektet e komunavee. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërkohë që nga incidentet mbetën të lënduar pesë policë, e po ashtu u dëmtuan katër automjete përfshirë edhe një e djegur.

Të gjitha këto veprime nuk u pritën mirë nga faktori ndërkombëtar duke adresuar kritika dhe paralajmërime të rrepta ndaj Kosovës.

SHBA përmes ambasadorit Jeff Hovenier ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare duke bërë thirrje që këto masa të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.”,  ka shkruar Hovenier në Twitter.

Por, aleati kryesor i Kosovës nuk ka ndaluar vetëm me këtë reagim. Vërejte ka tërhequr edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Bliken i ka dënuar aksionet e, siç tha, të qeverisë së Kosovës në veriun e vendit. Në një deklaratë të sekretarit amerikan thuhet:

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm dënojnë aksionet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veriun e Kosovës me forcë, aksione të ndërmarra në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve evropianë të Kosovës. Këto aksione e kanë përshakëllzuar tensionet në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme, duke minuar përpejkjet tona për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të ndërrojë kursin dhe të gjitha palëve të përmbahen nga cfarëdo veprimi që do të nxisin tensione dhe promovojnë konflikt”.

Kurse reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian duke thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprimet për të de-përshkallëzuar situatën atje.

BE në reagimin e saj ka deklaruar se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues,.

“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja ka shtuar se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

“Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”.

E veprimet e Kosovës i kanë dënuar edhe shtetet e QUINT-it. “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.”,, thuhet në komunikatë.

Po ashtu QUINT kanë  dënuar  sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.”, thuhet në reagim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button