Borrell: Dhuna nuk është rruga e duhur

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, gjatë hyrjes në Samitin e liderëve Evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë foli sërish për tensionet në veri,
Ai njoftoi se është në pritje të një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, meqë siç tha me palën kosovare takimi u zhvillua dje.
”Jam në pritje të një takimi me [Aleksandër] Vuçiqin”. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”., tha Borrell, duke pranuar se ka shumë probleme në Ballkan dhe se Bashkimi Evropian duhet të punojë për ta stabilizuar kontinetin.