Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk e kupton dhimbjen e luftën më mirë se populli i Kosovës

(Lajm i përditësuar)


 Osmani takohet me Zelenskyn në Moldavi: Askush nuk e kupton dhimbjen e luftën më mirë se populli i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian Moldavi është takuar me presidentin ukrainas , Volodymyr Zelensky,.

Lidhur me këtë takim Osmani shkroi në Twiter duke thënë se Zelenskyt i shprehu solidaritetin për Ukrainën.,

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.


Samiti i Moldavisë, Osmani e ulur në mes në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në “EPC Summit” që po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë.

Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi nga atje,. Ai ka treguar se fjalimi ka nisur me një fjlaim nga presidenti ukrainas, Wolodymir Zelensky.

Në fotografinë bie në sy se presidentja e Republikës së Kosovës, Osmani  është ulur është në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.


Osmani kërkon ndihmën e aleatëve “në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi ndihmën e shteteve aleate për siç tha të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë në veri të Kosovës.

Këto komente e para  e vendit i bëri në Moldavi, duke shtuar se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë…Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.

Më tej ajo tha se Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë derisa tha se në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi është për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendenca dhe të parandalohet ndikimi i këtyre…

Osmani po ashtu njoftoi nuk e ka plan të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Back to top button