Osmani: Nderojmë gratë dhe burrat që përjetuan krime të paimagjinueshme nën regjimin e Millosheviqit

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, duke thënë se shpreh nder ndaj grave dhe burrave që përjetuan krime të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
Osmani në Twitter shpërndau një pjesë të fjalimit të saj para eurodeputetëve të Parlamentin Evropian, ku ua prezantoi Vasfije Krasniqin, për të cilën tha se është zëri i mijëra të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Kjo është historia e Vasfije Krasniqit dhe shumë të tjerëve, të cilët dhimbjen dhe traumën e tyre e kanë kthyer në veprim”, shkroi Osmani. /21Media
On the Int’l Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we pay tribute to the women & men who endured unimaginable crimes under Milosevic’s genocidal regime.
That is the story of Vasfije Krasniqi and many others, who have turned their pain and trauma into action. pic.twitter.com/fWioswV7Ke
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2023