Rusia sulmoi të gjitha rajonet e Ukrainës gjatë natës së kaluar

Rusia nisi sulmet në të gjithë Ukrainën gjatë natës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin perëndimor të Lviv, afër kufirit me Poloninë.

Administrata ushtarake e Kievit tha se Moska kishte nisur një sulm me dronë në orët e para të së martës, duke paralajmëruar banorët të gjenin strehim, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Administrata më vonë tha se mbrojtja ajrore e qytetit kishte zbuluar dhe shkatërruar rreth dy duzina dronë Shahed të prodhuar nga Irani. Ky ishte sulmi i dytë me dronë në qytet që nga fillimi i muajit.

Në Lviv, një pjesë e infrastrukturës u godit, tha administrata ushtarake e qytetit, por nuk pati të lënduar, raporton Guardian, përcjell rtv21.tv.

Alarmet për sulm ajror u dëgjuan gjithashtu në Zaporizhzhia, duke vënë në dukje se qyteti jugor është shënjestruar rëndë nga artileria ruse gjatë ditëve të fundit. /21Media

Back to top button