Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës
Dy persona shqiptarë janë sulmuar në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 21:00.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.
“Sonte rreth orës 21:00, dy persona janë sulmuar në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës. Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë Elshani.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa, Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin./21Media