​Ngjarjet e datës 23 qershor

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, publikon Raportin Vjetor për vitin 2022, aktivitetet, sfidat, të gjeturat dhe rekomandimet. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Mbahet Konferenca e përbashkët shkencore “Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës-ASHAK, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike(Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në konzorcium me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, publikojnë Raportin me temë: “Transparenca dhe Llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Cremoni mortore të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani:

Homazhe në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 14:00)

Mbledhja komemorative në amfiteatrin e ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 15:00)

Varrimi, në varrezat e Prishtinës. (Arbëri, ora 17:00)

Back to top button