Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Ish- kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjykata ka firmosur vendimin e akuzës duke e ndaluar atë nën dy akuza atë të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë vajza e përfshirë në videoskandal A.K. është lënë në arrest shtëpie.
Gjithçka nisi në daten 16 qershor kur u publikua një video në të cilën Gjici shihet duke kryer veprime të turpshme në zyrën e tij. Një ditë më pas materiali do të dilte edhe më i plotë kur ai bisedonte dhe për ti dhënë një tender të sterilizimit dhe grumbullimit të qenve të rrugës.
Gjatë kësaj kohe prokuroria ka marrë në pyetje vajzën por edhe persona të tjerë që mund të kishin lidhje me ngjarjen duke zhvilluar hetime edhe për të gjetur se cili ishte person ii tretë që e ka poseduar materialin apo nëse kemi pasur të bëjmë me një shantazh.
Gjici u rizgjodh për një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 majit, por ditën e betimit u paralajmërua se ai do të përfshihej në një skandal.
Me arrestimin e tij procesi ka kaluar edhe në gjykatë ku ai brenda dy ditëve do të njihet me masan e sigurisë që do të merret deri në përfundimin e gjithë procesit gjyqësor.
Pavarësisht se ka kaluar një javë nga dorëheqja që ai dha njëkohësisht nga deklarimi i qeverisë se e ka shkarkuar ende nuk ka nëj datë se si do të veprohet dhe nëse do të ketë zgjedhje të reja në Kukës./oranews