Dy Kryeministra nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme në Kosovë e Serbi

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel do ta vizitojnë Kosovën javën e ardhshme.

Vizita e tyre sipas gazetës holandeze “Haarlems Dagblad” lidhet me zhvillimet në veri të vendit.

Përveç Kosovës ata do të qëndrojnë për vizitë edhe në Serbi. Vizita e tyre pritet të realizohet të hënën e të martën.

Ndryshe, serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.

Back to top button