Nesër mbahet pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit ka njoftuar se të gjithë nxënësit e klasave të nënta nesër do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë.

Në test pritet të hyjnë 23 mijë e 632 nxënës, në 176 qendra të testimit, me 1,867 salla të testimit.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndërkohë, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Rezultatet e testit do të publikohen më 17 korrik. /21Media

Back to top button