Kearns reagon pas sulmeve që i erdhën nga Serbia rreth kontrabandës me armë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë u kërcënua me hetime nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.
Kearns në një postim postim në Twitter ka publikuar një thënie të Winston Churchill ku ai flet për të vërtetën.
“E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është”, ka shkruar ajo.
The truth is incontrovertible.
Malice may attack it, ignorance may deride it, but in the end, there it is.
Winston Churchill.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 7, 2023
Dje edhe sot ka pasur reagime të shumta rreth deklaratave të Vuçiqit për Kearns. Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, në një postim në Twitter ka shkrur se se Aleksandar Vuçiq, është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse./21Media