Rama e Vuçiq kundërshtojnë njëri-tjetrin në konferencën për media

(lajm i përditësuar)


Vuçiq: Serbia dëshiron paqe, kemi përmbushur gjërat më të rëndësishme nga plani i deeskalimit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia dëshiron paqen dhe po punon drejt saj. Ai po ashtu tha se pala serbe ka përmbushur pikat më të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Unë e di përmendësh planin e deeskalimit, të gjitha pikat që kanë të bëjnë me Beogradin dhe Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar, Serbia tashmë i ka bërë dy, dhe e treta nuk mund të bëhet pa Prishtinën, sepse bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarëve të komunave. Gjithçka tjetër u përmbush nga Serbia dhe pala serbe”, tha Vuçiq në konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, cituar nga Tanjug.


Rama e Vuçiq kundërshtojnë njëri-tjetrin në konferencën për media

Konferenca për shtyp pas takimit mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq është shoqëruar me pak dramë mes dyshes.

E gjithë kjo filloi kur Rama foli për draft-statutin e Asociacionit që ia ka dërguar Francës dhe Gjermanisë.

Rama e quajti draft-statutin “kumbarë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, ndërkohë që Vuçiqi ndërhyri me ton të ashpër duke thënë: “në Serbi njerëzit i zgjedhin kumbarët e tyre. Vetëm Serbia mund ta propozojë statutin e Asociacionit, sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Tensioni është ndjerë në të gjithë hapësirën e konferencës, me dy udhëheqësit që më pas shpesh ndërhynin në fjalët e njëri-tjetrit.

Rama po e viziton Serbinë në kuadër të turit të tij në shtetet e Ballkanit Perënidmor.


Vuçiq: Unë dhe Rama ndryshuaam trashëgiminë politike mes Serbisë dhe Shqipërisë

Vuçiq: Unë dhe Rama ndryshuam trashëgiminë politike mes Serbisë dhe Shqipërisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim në Beograd kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,

Pas takimit, Vuçiq tha se pas dekadash heshtjeje në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, Rama dhe ai kanë filluar të ndryshojnë trashëgiminë e keqe politike dhe kanë treguar se “vendet dhe popujt tanë mund të bëjnë shumë për të ecur më shpejt përpara dhe për të bashkëpunuar”.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Procesin e Berlinit si një format rajonal shumë i dobishëm dhe besojmë se do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejshëm, procesin e pajtimit dhe tejkalimin e trashëgimisë së së kaluarës”, tha Vuçiq, cituar nga Tanjug. /21Media

Back to top button